Abstract:
Kriza e botës bashkëkohore që e ka kapluar globin, është rritur tepër rëndësia e bashkëpunimit ekonomik evropopian ndërmjet vendëve antarë e jo vetëm por edhe atyre që janë aspirante. Debatet e (mos) zgjerimit të BE-së vijojnë të jenë prezentë në fokusin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Por edhe pse këto debate janë ende prezentë në politikën evropiane, sot është e pamundur për të frenuar pasojat e glabalizimit në arenën politike ndërkombëtare sidomos aspektin ekonomik. Shtetet janë në krizë nga rrjeti transnacional ekonomik për sa i përket bashkëpunimit ‘për tej kufijeve’ dhe rezistenca e kombë-shteteve është në varësi të bashkëpunimit mes shteteve anëtare. Qasjet politike janë tepër lobuese përsa i përket migrimit të të huajve dhe kufizimeve, kriterëve që kanë përcaktuar. Por e ardhmja dhe shpëtimi i Evropës varet nga zgjerimi i saj, sigurisht pasi të jenë përmbushur kriterët e përcaktuara. Globalizimi ka të mirat pozitive dhe negative të tij, si rreziku nga terrorizmi, krimi i organizuar etj., por bashkëpunimi mes shtetëve e sidomos rasti i Bashkimit Evropian mund të kontribuojë sadopak në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë
ekonomike.