Abstract:
Të gjithë pjesëtarët e familjes ndikohen kur kanë pranë një fëmijë me çrregullime. Marrëdhënia mes motrave e vëllezërve është një ndër marrëdhëniet më të rëndësishme, dinamike, ndikuese dhe afatgjatë në jetën e individit (Cox, Marshall, Mandleco, & Olsen, 2003). Kur mendohet mbi domethënien dhe rëndësinë e marrëdhënieve mes motrave e vëllezërve, një ndryshim në shëndetin apo funksionimin e fëmijës mund të ndikoje mbi motrën a vëllain e tij/saj. Shumica e studimeve dhe e kërkimive mbi familjen janë fokusuar rreth prindërve, por kohët e fundit janë rritur interesat mbi ndikimin dhe efektet e individëve me aftësi të kuizuara tek motrat e vëllezërit. Nga shumë studime ka shumë të dhëna kontradiktore; disa tregojnë efekte dëmtuese ndërsa të tjerë tregojnë impakte neutrale ose pozitive. Fokusi i këtij studimi metaanalitik është tek motrat e vëllezërit e fëmijëve me çrregullime të zhvillimit, ku do të mblidhen të gjithë faktorët që ndikojnë në problemet përshtatjes së këtyre fëmijëve (psh emocionale, të sjelljes, vetëkonceptit) e më pas në gjetjen e mënyrave më optimale të trajtimit.