Abstract:
Bullizmi është cilësuar në të gjithë botën si një problem tepër i mprehtë dhe shqetësues (Nicolaides, Toda, dhe Smith, 2002). Kohët e fundit opinioni publik është tronditur, por edhe profesionistet kanë illuar të shqetësohen për aktet e dhunshme dhe sigurinë në shkollat shqiptare. Studimi në fjalë është një përpjekje modeste për të kuptuar në mënyrë empirike këtë fenomen në shkollat tona. Ky studim ka natyre eksploruese dhe synon që përmes metodave cilësore të zbulojë njohjen që kanë mësuesit dhe drejtuesit e shkollave 9-vjeçare mbi fenomenin e bullizmit, perceptimet dhe qëndrimet e tyre mbi të, si dhe të shqyrtojë programet e kurseve të fakulteteve të mësuesisë në të dy nivelet, për të parë nëse në to përfshihen ose jo njohuri teorike apo praktike mbi fenomenin. Kampion i këtij studimi janë mësuesit (N=44) dhe drejtuesit e shkollave 9-vjeçare të qarkut të Durrësit, Fierit
dhe Beratit (N=9). Për realizimin e këtyre qëllimeve kërkimore u shqyrtua literatura e fushës, u studiuan programet universitare të fakulteteve që përgatisin mësues si dhe u realizuan intervista të gjysmë të strukturuara nga intervistues të cilët u trajnuan për këtë qëllim. Rezultatet tregojnë se edhe pse fenomeni është i pranishëm në punën e përditshme të mësuesve dhe drejtuesve, mungesa e njohjes së thelluar ndaj tij, i bën mësuesit dhe drejtuesit të mbajnë qëndrime rastësore dhe kryesisht ekstreme (indiferentizëm, ose masa ekstreme për ndërprerjen e fenomenit). Pjesa më e madhe e mësuesve mendojnë se këto situata mund të zgjidhen nga ata, në disa raste edhe në bashkëpunim me prindërit. Ndërsa drejtuesit kryesisht mendojnë se si bullët edhe viktimat kanë nevojë për t’u trajtuar nga psikologët e shkollave. Nga shqyrtimi i programeve universitare të fakulteteve që përgatitin mësues (BA dhe MND) rezulton se në asnjë prej kurseve nuk është planiikuar të trajtohet ky fenomen edhe pse është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me menaxhimin e klasës dhe kompetencat profesionale të mësuesit.Bazuar në gjetjet e këtij studimi rekomandohet një fushatë sensibilizuese për nxënës, prindër dhe personelin pedagogjik, si dhe trajnimi i drejtuesve dhe i mësuesve për njohjen në baza shkencore të fenomenit, pasojat e tij afatgjata si dhe të mënyrave me eikase për trajtimin e nxënësve. Për të pasur një perspektivë me të mirë në të ardhmen duhet të rishikohen kurrikulat e fakulteteve të edukimit në të gjithë vendin, me qëllim që në to të përshihen njohuri të teorike dhe praktike mbi fenomenin e bullizmit, në mënyrë që të mësuesit dhe drejtuesit e së ardhmes të kenë përgatitjen e nevojshme për t’u përballur me sukses me këtë fenomen.