Shërbimi Psiko-Social në Institucionet e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri dhe Perceptimet e Mjedisit Shkollor mbi Këtë Shërbim

DSpace Repository

Show simple item record

dc.contributor.author ABDURRAHMANI, Tidita
dc.date.accessioned 2021-06-06T13:37:50Z
dc.date.available 2021-06-06T13:37:50Z
dc.date.issued 2014-09
dc.identifier.issn 2306-0557 (Print)
dc.identifier.issn 2310-5402 (Online)
dc.identifier.uri http://dspace.epoka.edu.al/handle/1/2089
dc.description.abstract Punimi në vijim, pjesë e prezantimeve në workshopin ndërkombëtar IWES 2014, bazohet në një rishikim të literaturës dhe kuadrit rregullator ligjor të huaj dhe vendas mbi shërbimin psiko-social dhe efektshmërinë e këtij shërbimi në mjedisin arsimor shqiptar. Duke gjurmuar përkuizimet e psikologjisë shkollore që në illimet e studimeve në këtë fushë në vitet ‘60 dhe duke vijuar me përkuizimet bashkëkohore të këtij lëmi dhe fushe studimi, atyre të Shoqërisë Amerikane të Psikologjisë (APA), punimi përcjell idenë që paragjykimet e mjedisit arsimor shqiptar për rolin e psikologut shkollor e kanë zanaillën e tyre në retorikën e përdorur për të përcaktuar gamën e roleve, detyrave dhe përgjegjësive të këtij profesionisti, si dhe në mentalitetin frenues të shoqërisë shqiptare e cila e vesh këtë profesionist me funksionet e një psikologu klinik që duhet të ndërhyjë në shkollë sa herë që situatat kthehen në problematike. Ky punim më tej dëshmon që gjuha ligjore e përdorur më pas në Ligjin e Arsimit Parauniversitar 69/2012 dhe në dispozitat normative të hartuara në zbërthim të këtij ligji, nxit bashkëpunimin mes mësuesve, drejtuesve të institucioneve arsimore parauniversitare dhe psikologëve shkollorë, duke mundësuar në këtë mënyrë që edhe vetë nxënësit të familjarizohen me rolin edukues, konsultues dhe informues të psikologëve shkollorë, duke rritur në këtë mënyrë edhe efektshmërinë e shërbimit të tyre. Duke marrë shkas nga një studim Dr. Elida Rapti mbi perceptimet e adoleshentëve mbi efektshmërinë e shërbimit psikologjik në shkolla, punimi më pas fton për një gjallërim të mëtejshëm të rolit të punonjësve social si profesionistë të domosdoshëm komplementarë ndaj shërbimit psikologjik në shkollat shqiptare. en_US
dc.language.iso en en_US
dc.publisher Beder University en_US
dc.subject Shërbimi psiko-social; Perceptime; Adoleshentët; Statusi i psikologut shkollor en_US
dc.title Shërbimi Psiko-Social në Institucionet e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri dhe Perceptimet e Mjedisit Shkollor mbi Këtë Shërbim en_US
dc.type Article en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account