Abstract:
Ky studim do të trajtojë krahasimin e legjislacionit italian dhe shqiptar mbi institutin e
trashegimië. Instituti i trashëgimisë është një nga aspektet kryesore të ligjit të trashëgimisë
dhe është thelbësor në shpërndarjen e pasurive të një personi pas vdekjes së tij. Kjo temë
synon të analizojë dhe krahasojë legjislacionin italian dhe shqiptar në lidhje me institutin e
trashëgimisë, duke u përqendruar në parimet themelore të ligjit të trashëgimisë, siç janë
lindja e trashëgimisë, përcaktimi i trashëgimtarëve, detyrimet e trashëgimtarëve dhe
procedurat e ndjekjes së trashëgimisë. Në krahasim me legjislacionin italian, legjislacioni
shqiptar mbi institutin e trashëgimisë ka ndryshime thelbësore, siç janë rregullat e kalimit
të pasurisë, kufizimet dhe detyrimet e trashëgimtarëve dhe procedurat e ҫeljes dhe
vendimit të trashëgimisë ligjore.
Një analizë e detajuar e legjislacionit italian dhe shqiptar në lidhje me institutin e
trashëgimisë mund të ndihmojë në identifikimin e ndryshimeve dhe ngjashmërive midis
tyre dhe në vlerësimin e efektivitetit të legjislacionit në ndarjen e pasurisë dhe të drejtat e
detyrimet trashëgimtarëve.
Në përfundim, kjo temë synon të sjellë rekomandime për përmirësimin e legjislacionit
shqiptar, kur evidetohen epërsi mbi institutin e trashëgimisë në krahasim me atë italian.