Abstract:
Posedimi zë një vend të rëndësishëm në të drejtën civile, siç ilustrohet nga shprehja e njohur "Posedimi është nëntë të dhjetat e ligjit" në Common Laë, e cila thekson rëndësinë e saj. Duke pasur parasysh rëndësinë dhe kompleksitetin e tij, ky punim synon të përcaktojë nocionin e posedimit, elementet dhe llojet e tij, si dhe të eksplorojë të drejtat dhe përgjegjësitë që mbulon posedimi në ligj. E drejta e posedimit i takon pronarit dhe kjo e drejtë ekziston pavarësisht nga pronësia. Në rastet kur posedimi eshte zhvshur nga pronësia, përdoren koncepte juridike si posedimi i ligjshëm ose i paligjshëm me mirëbesim ose keq, bazuar në disa kritere ligjore. Ky punim mbulon këto koncepte juridike të posedimit dhe marrëdhënieve juridike ndërmjet personave dhe sendeve. Posedimi ndërvepron me institucione të tjera të së drejtës pronësore dhe pasojat e tij ligjore varen nga fitimi dhe humbja e tij, duke përfshirë blerjen e pronësisë së sendeve të luajtshme nëpërmjet posedimit në mirëbesim, fitimin e pronësisë me parashkrim, fitimin e të ardhurave nga sendi i poseduar, shpërblimet për përmirësime, dhe e drejta e mbajtjes. Kjo vepër thellohet në mbrojtjen ligjore që i jepet posedimit, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për të drejtën. Posedimi pecakton ne menyre direkte te ardhmen e prones dhe gjendjen e paleve objekt konflikti. Nje institute mjaft I rendesishem jo vetem pe studime dokrinore por dhe ne sheshimin dhe normalizimit e mardhenievene te paleve objekt i te drejtes private.