Prokurimet Publike në Shqipëri, Sfidat Ligjore, Abuzimet dhe Mekanizmat për Parandalimin e Korrupsionit

DSpace Repository

Show simple item record

dc.contributor.author Kapllanaj, Aldion
dc.date.accessioned 2025-09-09T11:06:34Z
dc.date.available 2025-09-09T11:06:34Z
dc.date.issued 2025-07-07
dc.identifier.citation N/A en_US
dc.identifier.uri http://dspace.epoka.edu.al/handle/1/2608
dc.description.abstract Ky studim trajton në mënyrë të plotë dhe të strukturuar kuadrin ligjor dhe institucional të prokurimeve publike në Shqipëri, duke analizuar zhvillimet historike, ndikimin e standardeve evropiane dhe rëndësinë e tyre në funksionimin e shtetit të së drejtës. Në fokus të analizës është Ligji nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, aktet nënligjore që e shoqërojnë atë, direktivat e Bashkimit Evropian ne fushën . Po ashtu, trajtohet roli i institucioneve përgjegjëse për garantimin e një procesi të drejtë dhe transparent, si Agjencia e Prokurimeve Publike, Komisioni i Prokurimit Publik, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe organet e drejtësisë. Pjesë qendrore e studimit është shqyrtimi i problematikave në zbatim, rasteve të abuzimeve dhe dobësive në mekanizmat e ankimit e kontrollit, si dhe roli i korrupsionit në procesin e prokurimit publik. Përmes analizës së raporteve institucionale dhe të shoqërisë civile për vitet 2015–2025, studimi vlerëson efektivitetin e mekanizmave ekzistues dhe propozon rekomandime konkrete për forcimin e kuadrit ligjor, institucional dhe praktik, në funksion të rritjes së transparencës, efikasitetit dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Metodologjia e ndjekur është analitiko - krahasimore, e cila përfshin një kombinim të analizës së dokumenteve ligjore dhe nënligjore, shqyrtimit të raporteve institucionale si dhe studimit të rasteve konkrete të prokurimeve problematike për të evidentuar praktikat që ndikojnë në efektivitetin dhe transparencën e procesit. Synimi kryesor i këtij hulumtimi është të propozojë mekanizma e reforma të qëndrueshme për një sistem prokurimesh më transparent, të drejtë e efikas, përmes platformave dixhitale, rritjes së transparencës proaktive dhe forcimit të kapaciteteve institucionale. en_US
dc.language.iso other en_US
dc.publisher A. Kapllanaj en_US
dc.subject Prokurimi publik, Shqipëri, korrupsioni, transparencë, abuzime, KPP, KLSH, SPAK, reforma, efikasitet, menaxhimi i fondeve publike, legjislacion en_US
dc.title Prokurimet Publike në Shqipëri, Sfidat Ligjore, Abuzimet dhe Mekanizmat për Parandalimin e Korrupsionit en_US
dc.title.alternative Public Procurement in Albania, Legal Challenges, Abuses and Mechanisms for Preventing Corruption en_US
dc.type Thesis en_US


Files in this item

This item appears in the following Collection(s)

Show simple item record

Search DSpace


Browse

My Account