| dc.contributor.author | Dokaj, Arleda | |
| dc.date.accessioned | 2025-09-09T13:25:42Z | |
| dc.date.available | 2025-09-09T13:25:42Z | |
| dc.date.issued | 2025-07-07 | |
| dc.identifier.citation | N/A | en_US |
| dc.identifier.uri | http://dspace.epoka.edu.al/handle/1/2610 | |
| dc.description.abstract | Në epokën digjitale, kufijtë mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së dinjitetit personal janë bërë gjithnjë e më të paqarta, veçanërisht në kontekstin e shpifjes dhe fyerjes në platformat online. Ky punim synon të analizojë përgjegjësinë penale për shpifje dhe fyerje në Shqipëri, duke shqyrtuar kornizën ligjore aktuale dhe sfidat që paraqet zhvillimi i teknologjisë dhe mediave sociale. Studimi do të trajtojë raportin mes të drejtës për lirinë e shprehjes, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë ka aderuar, dhe nevojës për të mbrojtur dinjitetin dhe reputacionin e individëve nga abuzimi me lirinë e shprehjes në hapësirën digjitale. Në aspekt të metodologjisë, për kryerjen e studimit do të përdoret metoda analitike e legjislacionit dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe metoda krahasimore e legjislacionit shqiptar dhe atij të Bashkimit Evropian. Punimi synon që t’i përgjigjet pyetjes hulumtuese kryesore: Si qëndron liria e shprehjes në mjedisin digjital në raport me mbrojtjen e dinjitetit të individit dhe cili është kuptimi i proporcionalitetit në vendosjen e kufizimevë në lirinë e shprehjes në mjedisin digjital? | en_US |
| dc.language.iso | other | en_US |
| dc.publisher | A. Dokaj | en_US |
| dc.subject | epokë digjitale; liria e shprehjes; dinjitet i individit; legjislacion; proporcionalitet | en_US |
| dc.title | Përgjegjësia penale për shpifje dhe fyerje në epokën digjitale: kufijtë mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së dinjitetit | en_US |
| dc.title.alternative | Criminal liability for defamatory and insult in the digital age: the limits between freedom of expression and the protection of dignity | en_US |
| dc.type | Thesis | en_US |